4.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Spitali i Prizrenit shënon me aktivitete Ditën e Botërore të Diabetit

kontrollimi mjekesorNë kuadër të shënimit të Ditës Botërore kundër Diabetit, një ekip i Spitalit Rajonal të Prizrenit, i përbërë nga tre mjekë, dy infermiere dhe një laborant, së bashku me një ekipit të KFO-it Turk dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare, të premten, në sheshin “Shatërvan” kanë realizuar vizita dhe kanë bërë analiza të shumta për matjen e sheqerit në gjak për të gjithë qytetarët.

Dr. Lumije Hoxha, drejtoreshë mjekësore, vlerësoi shumë të rëndësishme aktivitetet që po zhvillohen në Ditën Botërore të Diabetit.

”Spitali Rajonal në vazhdimësi është duke përkrahur të gjitha aktivitetet që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Sot ne kemi angazhuar një ekip, i cili do të ofrojë falas shërbimet mjekësore, do të bëjë matjen e peshës dhe të gjatësisë trupore dhe analizat e sheqerit në gjak. Kjo do të mundëson që të zbulohen rastet eventuale me predispozita për diabet dhe marrjen e masave adekuate për parandalimin e diabetit, që viteve të fundit po shënon rritje në popullatë”,- tha dr. Hoxhaj.

Spitalit Rajonal i Prizrenit është i përkushtuar të përkrah të gjitha aktivitete që janë në mbrojtje të popullatës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suhareka konsulton qytetarët për rregulloren e menaxhimit të mbeturinave

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Suharekës, sot u mbajt konsultimi publik për Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në territorin e komunës. Sipas njoftimit,...

Fshati që pret

Nga Shkëlzen Çoçaj Fshati që dikur këndonte, tash gjumi e ka mbuluar. Shtëpitë e zbrazura mbajnë ende kujtime, era rrëmben gjurmët e fëmijërisë. Banorët u shpërndanë larg, në qytete të...

Lajmet e Fundit