9 C
Prizren
E martë, 9 Dhjetor, 2025

Sporting padit ish-futbollistin e Inter-it, kërkon 30 milionë euro dëmëshpërblim

Pasi paditi dhe fitoi çështjen ndaj Rafael Leao-s për mënyrën e transferimit të këtij të fundit te Lille, Sporting Lisbona ka gati një tjetër rast disi të ngjashëm.

Sipas informacioneve të publikuara në gazetën e përditshme portugeze “A Bola”, Sporting ka ngritur padi ndaj ish-lojtarit të tyre, Joao Mario.

29-vjeçari u bashkua me Inter-in në vitin 2016, pasi italianët paguan 40 milionë euro. Ai kishte kaluar në të gjitha ekipet zinxhire të klubit, para se të shpërthente me skuadrën e parë dhe të kalonte te zikaltrit.

Pas eksperiencës zhgënyese te Inter-it, Mario u huazua te West Ham, Lokomotiv Moscow dhe Sporting.

Në verën e 2021, portugezi përfundoi kontratën me Inter-in dhe pasi ishte në huazim te Sporting, vendosi të bashkohej me rivalët e qytetit, Benfica-n.

Pikërisht kalimi i mesfushorit te Benfica, ka bërë që Sporting ta padisë dhe të kërkojë 30 milionë euro dëmëshpërblim.

Kjo për faktin se kur lojtari u transferua te Inter-i në kontratën e tij u vendos një klauzolë e cila e detyronte atë të paguante 30 milionë euro në rast të anëtarësimit të tij në një klub luzitanian.

29-vjeçari u aktivizua sezonin e fundit në 45 ndeshje në të gjitha garat me Benfica-n, duke arritur të realizoi katër gola dhe shtatë asistime.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Astrit Temaj bëhet kuvendar në Kuvendin Komunal të Prizrenit

Astrit Temaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të jetë anëtari më i ri i Kuvendit Komunal të Prizrenit. Vendimi vjen pas...

Zhduket i mituri në Prizren, nëna e raporton rastin në polici

Një i mitur është raportuar i zhdukur nga nëna e tij në Prizren. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 21 nëntor në rrugën “Xhavit...

Lajmet e Fundit