Sqaron Komuna e Malishevës: Lapidarin e dëshmorëve e kanë dëmtuar paqëllim, fëmijët

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi për media ka sqaruar rreth dëmtimit të lapidarëve të dëshmorëve.

Në njoftimin e komunës thuhet se lapidari nuk është dëmtuar nga persona të panjohur, por nga fëmijët.

Lexoni të plotë njoftimin e komunës së Malishevës:

“Në medie dhe portale të ndryshme në vend, dje ka qarkulluar një lajm lidhur me dëmtimin e lapidarit të dëshmorëve në fshatin Berishë. Lidhur me këtë rast, kryetari i fshatit Berishë, z.Flamr Berisha, i kontaktuar nga Komuna e Malishevës, sqaron se lapidari nuk është dëmtuar nga persona të panjohur, por nga fëmijët.

Sipas Berishës, lapidari i dëshmorëve në Berishë, është dëmtuar pa qëllimshëm nga fëmijët e fshatit, të cilët kanë qenë duke lozur afër lapidarit, dhe jo siç është transmetuar në medie, se persona të panjohur e kanë dëmtuar lapidarin e dëshmorëve Berishë”.

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Lajmet e Fundit