7.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Stanet në pullat e Postës së Kosovës

Sot Filatelia e Postës së Kosovës, njofton se lëshoi në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Tëbanat (stanet) tradicionale të bjeshkëve të Kosovës’’.

 

Si njoftimit të  lëshuar nga Posta e Kosovës thuhet se vetë termi “stan” vjen nga mesjeta, kur stanet kishin lidhje me blegtorinë jo vetëm në rajone, por në të gjithë Gadishullin Ballkanik.

“Ato konsiderohen vendverimi i bagëtisë, ku barinjtë çojnë kopetë e tyre për të siguruar më shumë ushqim dhe për t’iu shmangur nxehtësisë gjatë muajve të verës”, shkruan në njoftim.

“Përgjatë shtegut, ndërsa i afrohesh fshatrave, nga pylli me dushk mund të shohësh disa stane për bagëtinë, çatia e të cilave është punuar në mënyrë artizanale dhe e mbuluar me bar të thatë, mënyrë kjo shumë e vjetër, e përdorur për të mbuluar vendet ku mbaheshin bagëtitë”.

“Posta e Kosovës, me pamjen e këtyre pullave postare vlerëson dhe promovon traditën artizanale të staneve e bujtinave të ngritura në bjeshkët e bukura të Kosovës, që po sodisin turistë malorë vendas e të huaj, me ushqime tradicionale e mikpritje karakteristike që ka trashëguar populli ynë i lashtë”, thuhet  tutje në njoftimin e Postës së Kosovës./ RTKlive

Më Shumë

P.C Prizreni shpallet kampion i stinorit të rregullt me fitore bindëse

Proton Cable Prizreni ka mbyllur në mënyrë dominuese stinorin e rregullt në Ligën e Parë të meshkujve në basketboll, duke u shpallur kampion pas...

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

Lajmet e Fundit