6.5 C
Prizren
E premte, 16 Prill, 2021

Statistikat zyrtare, kaq paguhen kosovarët në vend, Gjermani e Zvicër

Gjetja e një vendi pune dhe sigurimi i një jete më të mirë, janë ndër arsyet kryesore qe i shtyjnë kosovarët ta marrin rrugen jashtë vendit. Për punën që bëjnë në shtetet e huaja, thuhet se paguhen mirë. Por, sa janë në të vërtetë pagat në shtetet që ua mësyjnë zakonisht kosovarët për të punuar?

Rreth 35 mijë kosovarë e kanë braktisur vendin vetëm gjatë vitit 2019. Bazuar në raportin “Vlerësimi i Popullësisë 2019”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, një prej arsyeve kryesore që i ka shtyrë ata të largohen nga vendi, është gjetja e një vendi pune që do t’iu siguronte të ardhura më të mira.

“Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2019 është vlerësuar të jetë gjithsej 34,911 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2019 ishin emigrantët legal. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj”, thuhet në raportin e ASK’së.

Por, sa janë pagat mesatare në shtetet ku zakonisht qytetarët e vendit shkojnë për të punuar, sa janë në Kosovë dhe cilat janë punët që sjellin më shumë të ardhura?

Kosovë

Një raport lidhur me nivelin e pagave, i ka renditur ata që merren me furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, si më të paguarit në Kosovë.

Sipas këtij raporti, paga mesatare bruto për ata që merren me këtë punë është 923 euro.

Paga të larta kanë edhe ata që merren me informim dhe komunikim, të cilët kanë pagë bruto gati 800 euro.

Keq me paga nuk qëndrojnë as ata që merren me xehetari dhe gurëthyes. Paga mesatare bruto për këtë aktivitet ekonomik është mbi 650 euro.

Bazuar në këtë raport, paga më të ulët kanë ata që merren me akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim, të cilët kanë pagë mesatare 256 euro.

“Paga mesatare bruto në vitin 2019 sipas aktiviteteve ekonomike më e lartë ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 923 euro pasuar nga informimi dhe komunikimi me 797 euro, pastaj xehetari dhe gurëthyes me 657 euro, derisa paga më e ulët ishte tek Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 256 euro”, thuhet në raport.

Gjermani

Para rreth gjashtë muajve, qeveria gjermane ka publikuar të dhëna lidhur me numrin e shtetasve të huaj që jetojnë në Gjermani dhe sa paguhen për punët që bëjnë.

Bazuar në këto të dhëna, rroga mesatare në Gjermani është 3 mijë e 509 euro në muaj, por që ballkanasit paguhen rreth 900 euro më pak se gjermanët.

Saktësisht, një kosovar ka pagë mujore mesatarishr 2 mijë e 522, ndërsa shtetasit nga Shqipëria 2428 euro në muaj.

Punëdhënësit bëjnë diferencime edhe në rang specialistësh dhe ekspertësh. Kështu për shembull, ndërsa rroga mesatare e një eksperti gjerman, në fund të vitit 2019 ishte 5 mijë e 609 euro, një ekspert ballkanas i kushton punëdhënësit gati 1000 euro më pak në muaj.

Ekspertët që paguhen më mirë janë ata nga Serbia (5 073 euro në muaj), pasuar nga ekspertët nga Shqipëria me 4815 euro në muaj.

Ekspertët nga Kosova (3 983) kanë pagat më të ulëta mujore, duke krijuar kështu një diferencë prej mesatarisht mbi 1600 Euro në krahasim me ekspertët gjermanë.

Ngjashëm është situata edhe për specialistët: 4400 është rroga mesatare e një gjermani, dhe afro 3476 euro fiton një specialist nga Ballkani Perëndimor.

Dallimi është më i vogël në nivel ndihmësi.

Por edhe këtu ka diskriminim mes një vendasi dhe një shtetasi nga Ballkani, prej mesatarisht 100 euro në muaj. Ndihmësit nga Kosova e kanë rrogën mesatare 2352 euro.

Zvicër

Për pagat e kosovarëve në Zvicër nuk ka ta dhëna, por punëtorët në këtë shtet janë ndër më të pagurit në botë.

Një raport i Zyrës Federale të Statistikave (BFS) për pagat zvicerane hedh dritë mbi disa fakte interesante: raporti tregon edhe sa fitojnë punëtorët e huaj në krahasim me kolegët e tyre zviceranë.

Sipas Anketës së BFS-së për Strukturën e Fitimeve të 2018, viti i fundit për të cilin gjenden statistikat zyrtare, paga mesatare mujore në Zvicër është 6,538 franga.

Pagat nuk kanë ndryshuar shumë që nga ajo kohë.

Studimi tregon se 10 për qind e të punësuarve me pagën më të ulët kanë fituar më pak se 4,302 franga në muaj, ndërsa 10 për qind më të paguarit, kanë fituar gati 11,700 franga.

Shifrat e BFS tregojnë gjithashtu divergjencën në paga midis zviceranëve dhe të huajve me leje të ndryshme pune.

Ndërsa një burrë zviceran fiton 7,500 franga në muaj, një grua zvicerane paguhet pak më shumë se 6,000 për të njëjtën punë.

Një burrë me një leje afatshkurtër L fiton rreth 5,000 franga, ndërsa një grua që mban të njëjtën leje do të bëjë pak më shumë se 4,000.

Pagesa është pak më e lartë për mbajtësit e lejes B: 5,700 franga për burrat dhe 5,000 për gratë.

Burrat, punëtorë ndërkufitarë me leje G fitojnë afërsisht të njëjtën pagë me mbajtësit e lejeve C – rreth 6,200 në muaj.

Por, gratë në ato grupe nuk kanë të njëjtat paga: rreth 5,800 për punëtorët ndërkufitarë dhe 5,000 për banorët e përhershëm.

Kjo mund të jetë sepse kategoria e mëparshme ka aftësitë e nevojshme posaçërisht për tregun e punës të Zvicrës.

Por, cilat janë pagat mesatare zvicerane për profesione të ndryshme?

Pagat ndryshojnë nga një kanton në tjetrin. Në përgjithësi, njerëzit fitojnë më shumë në Gjenevë dhe Cyrih sesa në Ticino, por kostoja e jetesës në këto rajone është përkatësisht më e lartë ose më e ulët.

Në mënyrë tipike, profesionistët si mjekët, avokatët ose inxhinierët, si dhe njerëzit që punojnë në teknologjinë e informacionit, industrinë farmaceutike dhe sektorët e bankave dhe të sigurimeve kanë pagat më të larta.

Nga ana tjetër, punëtorët e pakualifikuar janë ata që paguhen më pak, shpesh të referuar si ‘të varfër që punojnë’.

Lohncomputer, një platformë për qytetarët evropianë që duan ose tashmë punojnë në Zvicër, rendit vlerësimet mesatare të pagave mujore të nxjerra nga sondazhe të ndryshme të pagave.

Këtu janë vetëm disa shembuj:

Avokat: 9,300 franga

Kontabilist: 8,125 franga

Mësues: 7,292 franga

Punonjës i bankës: 6,750

Arkitekt: 6,250 franga

Infermiere: 5,667 franga

Zdrukthëtar: 5,150 franga

Paruker: 4,375 franga

Kroaci

Një prej shteteve ku kosovarët po shkojnë për të punuar viteve të fundit është edhe Kroacia.

Paga mesatare neto në Kroaci, e paguar në tetor 2018, ishte 6,281 kuna, ose 846 euro.

Në nivel vjetor, kjo është një rritje reale prej 2.8 për qind, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.

Krahasuar me muajin shtator, paga neto mesatare e paguar ishte më e lartë për 0.8 për qind, raportojnë mediat kroate.

Të dhëna për pagat e kosovarëve atje nuk ka, por që Paga mesatare mujore e paguar neto në korrik të vitit të kaluar në Kroaci ishte 6722 kuna (rreth 891 euro).

Sipas Byrosë Qendrore të Statistikave të Kroacisë, pagesa mesatare më e lartë mujore është paguar në transportin ajror në vlerë prej 10,343 kuna (1,371 euro), dhe më e ulëta në prodhimin e veshjeve në vlerë prej 4,436 kuna (588 euro)./Gazeta Express

Më Shumë

Haskuka: Nëse kompania i ka falsifikuar dokumentet, duhet të japë përgjegjësi ligjore

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas pohimeve nga rrjeti i OJQ-ve Avonet se komuna e Prizrenit i ka dhënë tender një kompanie...

Vodhi 222 euro që ishin destinuar për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, arrestohet i dyshuari nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, një qytetare punëtore në postë informoj policinë se një person i...

Vaj dhe gaz në aeroport

Hajdar Mallaku (Tregim) Në aeroportin "Adem Jashari" të Prishtinës po e përcillja djalin për në kurbet. Kish qëndruar njëzet ditë në pushim në Kosovë dhe po...

Berisha pas arrestimit të tre personave për tenderin milionësh: Arrestoni hajnat e vërtetë, jo vetëm bashkëpuntorët

Zafir Berisha nga Nisma ka reaguar pas arrestimit të tre personave të një operatori ekonomik që dyshohet se morën tender mbi një milionë euro...

Anton Quni: Nuk përjashtohet që kandidoj për kryetar të Prizrenit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka folur rreth mundësisë së kandidimit të tij për kryetar të komunës së Prizrenit. Quni në DPT te Fidani në...

Leclerc: Synojmë podiumin në Imola

Pas vendit të gjashtë në garën e parë sezonale në Bahrein, piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc rrit pretendimet. Në garën që zhvillohet këtë...

Ja kujt mund t’i konfiskohet pasuria me ligjin e ri

Qeveria e ka miratuar sot koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.Yll Zekaj, që është hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka...

Donald Trump: Në vitin 2024 do ta rimarrim Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump nuk heq dorë nga ambicia e tij për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të...

Ronaldo publikon foto nga palestra, por e gjithë vëmendja shkon te Georgina për shkak të trupit të saj

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë aktiv në palestër përkundër se ka një super trup të ndërtuar, shkruan Insporti.com. Sulmuesi portugez po punon...

Liga Unike: Rahoveci mposht Goga Basketin, rrëmben vendin e tretë

Nga ora 16:00 është zhvilluar ndeshja basketbollistike në kuadër të Ligës Unike në mes të Rahovecit dhe Goga Basketit. Ekipi nga Rahoveci arriti të fitojë...

Vërmicë: Vazhdojnë kolonat e qytetarëve në kufi me Shqipërinë

Qytetarët e Kosovës edhe sot kanë zgjedhur ta lëshojnë vendin për fundjavë, duke u nisur drejt Shqipërisë Sipas mediave kosovare, në kufirin Vërmicë-Morinë janë shkaktuar...

17 viktima dhe 599 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 17 viktima si pasojë e virusit COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 599...

Dragash: Dështon të mbahet seanca gjyqësore në rastin e dy të akuzuarve për vjedhje të 250 metrave kabllo elektrike

Ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, në rastin ku Taulant Krasniqi e...

Për tri javë, 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar me koronavirus

Në një periudhë trejavore, përkatësisht nga 15 marsi deri më 2 prill, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të...

Prizren, 10 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.582 raste, kurse...

14 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (72, 71, 67,...

Lajmet e Fundit