25.9 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

“Stonehenge i Amerikës” u shkatërrua pas një shpërthimi

Një monument graniti i quajtur si “Stonehenge i Amerikës” në një lokacion rural të Gjeorgjisë është shkatërruar për arsye sigurie pasi u dëmtua nga një shpërthim.

Një shpërthim herët të mërkurën bëri që një nga pllakat e Guidestones të Georgias të dëmtohen.

Pamjet e CCTV treguan se një makinë ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe autoritetet janë duke hetuar rastin.

Pavarësisht se u ndërtua në vitin 1980, monumenti është një pikë reference prehistorike në Mbretërinë e Bashkuar.

Struktura 5.8 metra e lartë pranë Elberton, në lindje të Atlantës, u ndërtua nga një person ose një grup me pseudonimin RC Christian.

Më 22 mars 1980, Guidestones i Gjeorgjisë me peshë 119 tonë, u zbulua para një turme prej rreth 100 personash.

Një anëtar i turmës, një pastor vendas, shprehu menjëherë besimin e tij se gurët ishin ndërtuar për kultin dhe adhurimin e djallit për shkak të pamjes së tij të ngjashme me Stonehenge.

Në secilën anë të gurit, ka të gdhendura kuneiforma babilonase, fjalë nga greqishtja klasike, sanskritishtja dhe hieroglifet egjiptiane, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Më Shumë

Filmi malazez “Fëmijët nga rruga e Marksit dhe Engelsit” vjen për publikun kosovar në DokuKino

Ambasada e Malit të Zi në bashkëpunim me DokuFest-in organizon në Prizren premierën kosovare të filmit të parë malazez pas rivendosjes së pavarësisë, “Fëmijët...

Kryesuesi mund të na nxjerrë nga kriza

Kadri Kryeziu Çfarë mund të konstatojë Gjykata Kushtetuese rreth mënyrës së votimit, a do të përcaktohet për votim të hapur apo të fshehtë? Duhet rikujtuar që...

Lajmet e Fundit