3.6 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Stresi shpjegon arsyen pse u pajtua me Noizyn dhe habit me deklaratën e tij

Pak ditë më parë në media bëri bujë paqja e vendosur papritur mes Noizy-t dhe Stresit.

Dy reperët që gjithmonë janë parë si armiqtë më të fortë të njëri-tjetrit dhe që shpesh janë përplasur edhe fizikisht, i dhanë fund çdo debati duke ngritur flamujt e bardhë.

Gjatë videove live në Instagram, Stresi ka vlerësuar për të disatën herë Noizy-n, ndërsa ky i fundit ka treguar më vonë se pasi ka biseduar me djemtë e tij, kanë vendosur ta falin Stresin.

Në lidhje me këtë ngjarje të fortë, Stresi ka folur për herë të parë në “Prive”.

Ai ka treguar se cila ishte arsyeja që e fali Noizy-n dhe ka bërë një deklaratë të papritur për reperët e tjerë.

Stresi i ka habitur të gjithë duke u shprehur se Noizy-n nuk e ka pasur kurrë armik të tij, ndërkohë që ne mendonim ndryshe.

“Ne kemi qenë adoleshentë, kanë ndodhur shumë gjëra prej beef-t tonë. Ka njerëz që janë akoma keq, njerëz që janë therur, ka pasur gjakderdhje prej beef-ve tona. Njerëzit kanë dashur medoemos të më shohin keq mua dhe atë. Unë i kam rënë lapsit që pse gjithmonë kështu dhe unë realisht nuk e kam armik. I kemi mbyll gjërat, secili në punë të tij, secili ka suksesin e tij. Ky është një lajm i keq për gjithë reperët, sepse të gjithë kanë pasur qejf të na shohin ndryshe, por nuk jemi ashtu siç doni ju”, është shprehur Stresi.

Ai ka treguar se me Noizy-n nuk ka komunikim drejtpërdrejtë, por kuptohet me të përmes postimeve në rrjete sociale pa pasur nevojë që të flasin.

Stresi shpjegon arsyen pse u pajtua me Noizyn dhe habit me deklaratën e tij

Më Shumë

Publikohen pamjet e aksidentit në Mamushë, polici shpëton për pak sekonda nga goditja

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të dielën mbrëma në Mamushë, ku mbetën të lënduar 6 persona. Së fundmi janë publikuar edhe pamje ku shihet...

Fatjona Kasapi e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë xhudistja Fatjona Kasapi mposhti me Ippon, Maria Eleni Gogua nga Greqia. Në të dytën mposhti me 2 Yuko, Sugdiyona Rafkatova nga...

Lajmet e Fundit