“Hidroregjioni Jugor”: Baseni i ujit nuk po e dëmton Kalanë

Zyrtarë të KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përgënjeshtrojnë pohimet se baseni në Kalanë e Prizrenit mund të shkaktojë dëmtime të saj.

Zyrtarë të KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, sot janë prononcuar lidhur me shqetësimet e zyrtarëve të QRTK-së në Prizren dhe ata nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, se nga baseni i ujit që ndodhet në Kala është duke rrjedhur ujë, me ç’rast ekziston mundësia e dëmtimit të mureve.

Zenel Zenelaj, menaxher rajonal për projekte në KRU “Hidroregjioni jugor”, tha se qysh para 4 vitesh është kërkuar që në procesin e restaurimit të Kalasë të kontrollohet edhe ky basen, por më pas asnjë institucion nuk ka kërkuar që të intervenohet në sanimin e ndonjë defekti që do të pasonte me rrjedhje të ujit në Kala.

“Prej fillimit të punimeve e deri më tani nga institucionet përgjegjëse dhe punëkryesit nuk kemi ndonjë kërkesë që të intervenojmë për këtë çështje, dhe sipas ekspertëve tanë, gjendja e basenit është e mirë dhe nuk besojmë se mund të ketë defekte që mund të ndikojnë në dëmtimin e Kalasë”, thotë ai.

Ndryshe, para disa kohesh është shembur një pjesë e mureve të Kalasë në Prizren, ndërsa shihet qartë prania e ujit në shumë pjesë të saj, por ende nuk dihen saktësisht shkaqet që mund të ndikojnë në dëmtimin e Kalasë. /Tv Prizreni/

Më Shumë

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Lajmet e Fundit