15.3 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Studentët e Engjëll Berishës organizojnë koncert përkujtimor për të

Engjëll Berisha15-24Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, të mërkurën mbrëma është rezervuar për koncertin përkujtimor për muzicientin e shquar Engjëll Berisha, i cili vdiq pak ditë më parë.

Ky koncert organizohet nga muzikologia Rreze Kryeziu, e cila njëherësh ishte dhe asistente e profesorit Berisha, si dhe nga drejtori gjeneral i festivalit të muzicientëve të rinj, DAMN FEST, Dardan Selimaj, nën mbështetjen e plotë nga profesorët dhe studentët e Fakultetit të Artit Muzikor, të cilët do të interpretojnë në këtë koncert.

Rreze Kryeziu, njëherit dhe profesoresh në Fakultetin e Muzikës ka treguar për Kosovalive360 se kontributi i madh i profesorit Engjëll Berisha ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikologjinë shqiptare.

“Koncerti organizohet në nder të kujtimit për profesorin, për peshën e madhe dhe rëndësinë që i dha komunitetit muzikor në mbarë Kosovën, si muzikolog, pedagog i të gjitha Institucioneve Muzikore Arsimore, si promovues i muzikës artistike tek ne, duke lënë gjurmë të pashlyera në historine e muzikës sonë”, ka thënë Rreze Kryeziu për KosovaLive360.

Koncerti “In Memoriam: Engjëll Berisha” do të mbahet nesër duke filluar nga ora 20:00. Për më shumë rreth koncertit përcillni ngjarjen në Facebook.

Ndyrshe, Akademiku Berisha u lind në Prizren në vitin 1934 dhe vdiq në moshën 80 vjeçare me 15 shkurt të këtij viti. Gati gjysmë shekulli të jetës së tij Berisha ia ka kushtuar mësimdhënies dhe shkollimit të brezave të rinj, duke botuar edhe libra shkollorë./KL360/

Më Shumë

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Aktivitet edukativ për sigurinë, nxënësit e Malishevës mësojnë për reagimin ndaj emergjencave

Në kuadër të manifestimit “Ditët e AME-së”, në Malishevë është zhvilluar aktiviteti edukativ “Edukimi për siguri në fokus”, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për...

Lajmet e Fundit