-3.2 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Studentët presin tërë natën për “kafshatën e gojës”

Studentet per regjistrim ne mensÇmimi prej 15 eurosh në muaj i ka nxjerrë qindra studentë para sallës “1 Tetori” tri net me radhë ku kanë pritur deri në mëngjes për të marrë kartelën me të cilën do të mund të anëtarësohen në mensën e vetme të studentëve.

Ata kanë thënë se kanë qëndruar në radhë që nga ora dy e mesnatës, raporton KTV.

Leutrim Aliu ka theksuar se gjatë natës së kaluar sa kishin qenë duke pritur në rend për të marrë kartelën, nga turma e madhe, është thyer edhe xhami i derës së sallës “1 Tetori”.

Ndërsa, sipas drejtorit të Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, këtë vit Qendra e Studentëve do të pranojë rreth 1.500 studentë, të cilët nuk janë banues në konvikte, sepse banuesit e marrin kartelën e mensës me automatizëm.

Sfishta ka thënë se arsyet pse ka kaq shumë të interesuar për t’u anëtarësuar në mensë është çmimi i volitshëm, prej 15 eurosh në muaj, cilësia e ushqimit, si edhe pastërtia në mensë, transmeton Koha.net.

Ai është shprehur se institucioni që drejton nuk ka mundësi teknike që të regjistrojë më shumë se 100 studentë në ditë dhe për këtë kërkon mirëkuptimin e studentëve.

Më Shumë

10 mijë euro dëme, banori nga Malisheva ankohet se komuna nuk i vizitoi

10 mijë euro dëme po llogarit që ka njëri nga banorët në fshatin Carallukë, të Malishevës. E nga komuna thotë se nuk i kanë...

Interesim i madh për supersfidën Bashkimi–Peja: Biletat në shitje nesër

Bashkimi njofton tifozët se biletat për ndeshjen ndaj Pejës, në kuadër të Kupës së Kosovës, do të dalin në shitje nesër, e mërkurë, nga...

Lajmet e Fundit