6 C
Prizren
E martë, 27 Janar, 2026

Studentët e rinj pa pagesë, të tjerët paguajnë 25 euro për semestër

RektoriatiStudentët e rinj të cilët janë pranuar në Universitetet Publike të Kosovës, vitin e parë të studimeve do ta kenë pa pagesë, ndërsa studentët e tjerë do të paguajnë vetëm 25 euro për semestër. Ky është një vendim i Qeverisë së Kosovës që është marrë më 2 prill të këtij viti. Drejtues të Universiteteve thonë se kjo mund të reflektojë në buxhetin e universiteteve, por zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se nuk do të ketë ndikime negative.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, për uljen e tarifave të studimeve në Universitetet publike do të fillojë të zbatohet nga 1 tetori i këtij viti. Shefi i kabinetit të Ministrisë së Arsimit, Arbër Morina, tha për Radio Kosovën, se në bazë të këtij vendimi, Ministria e Arsimit ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për tarifat e studentëve, i cili do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ri akademik 2014-2015. Ai tha se kjo ulje nuk do të ketë ndikim negativ për universitetet.

“Ne si Ministri jemi në bashkëpunim të ngushtë dhe në koordinim me universitetet publike, por edhe me Ministrinë e Financave, për të ndjekur të gjithë hapat në proceset edhe të rishikimit të buxhetit por edhe masave të tjera. Ministria e Arsimit do të përllogarisë të gjitha shifrat dhe në bashkëpunim më Ministrinë e Financave, universiteteve do t’u ndahet buxhet i mjaftueshëm, i cili do të jetë në shërbim të universiteteve dhe që do të funksionojnë me atë buxhet pa asnjë problem”, tha ai.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës, Anton Berishaj, tha se vendimi i Qeverisë është i mirë për studentët, është një politikë sociale për të stimuluar arsimimin. Por, kjo ulje tarifash do të reflektohet në buxhetin e Universitetit, tha Berishaj.

“Unë jam i përkushtuar dhe kam përkrahjen e Bordit dhe të Menaxhmentit, që ne jo të bëjmë presion, por mendojmë se do të hasim në mirëkuptim që të kompensohet ajo shumë e parave e cila është reflektuar si mangësi tani me vendimin e Qeverisë. Ne do të veprojmë sipas udhëzimit Administrativ dhe do ta respektojmë patjetër”, theksoi ai.

Qeveria e Kosovës mori vendim më 2 prill të këtij viti për uljen e tarifave të studimeve për studentët e nivelit bachellor dhe master për 50 për qind. Ndërkohë, studentët e rinj që janë pranuar këtë vit akademik në Universitetet Publike, vitin e parë të studimeve do ta kenë pa pagesë.

Më Shumë

Arrestimet për vota, Kryeziu vlerëson punën e Kryeprokurorit Petrit Kryeziu: Po bëhet shembull i funksionimit të institucionit

Ismet Kryeziu nga KDI, ka reaguar lidhur me arrestimet që kanë ndodhur sot për shkak të dyshimeve për manipulim të votave nga zgjedhjet e...

Drake me kapelë me flamurin shqiptar, fansat reagojnë masivisht

Reperi i njohur kanadez Drake ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij me një postim të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku...

Lajmet e Fundit