22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Studentët e UPZ-së do t’i bashkëngjiten protestës të shtunën në Prishtinë

Nehat Gashi RDK ne PrizrenParlamenti Studentor i UPZ-së,ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa,që të mos lejojë ripushtimin e Kosovës nga Serbia përmes paralizimit të gjigantëve të ekonomisë.

“Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, pas analizimit që i bëri situatës politike në vend, duke parë pafuqinë e Qeverisë së Kosovës për të marr masa ndaj ministrit Jabllanoviq dhe kthimin e “Trepçës” në pronësi të Republikës së Kosovës, vendosi të reagojë dhe t’i bashkëngjitet protestave gjithë popullore”, tha kryetari i Parlamentit Studentor Nehat Gashi.

“Parlamenti Studentor i UPZ-së konsideron se Kosova që prej çlirimit të vendi kurrë nuk ka pas Qeveri më të brishtë e më të pa fuqishme për të ushtruar sovranitetin dhe për të vepruar në mënyrë të pavarur”

“Për më tepër, pamjet brenda në minierë në Trepçë ku po qëndrojnë 723 punëtorë të minierës së Stantërgut me flotacion dhe më shumë se 220 punëtorë të Novobërdës, janë rrëqethëse dhe i ngjanë grevës historike të minatorëve të Kosovës të vitit 1989 që qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën”.

“Kryeministrit Isa Mustafa me siguri i kujtohet ajo situatë nga pozicioni që ka pas në atë kohë, mirëpo tani i rikujtojmë se studentët nuk do të lejojnë më pamje të tilla”.

“Gjithashtu deklaratat e Jabllanoviqit i ngjajnë deklaratave të kriminelit Slobodan Miloshoviq. Me një qasje të tillë ai por tregon se është një Sllobë i vogël brenda Qeverisë së Kosovës”.

“I rikujtojmë Kryeministrit Mustafa dhe kabinetit Qeveritar që të mos bëjnë sehir por të veproj, duke ju rikujtuar se ekziston disponimi i më se 10 mijë studentëve të Universitetit të Prizrenit që përmes mjeteve të protestës të mos lejojnë kthimin e Serbisë në Kosovë në asnjë formë. Nëse Qeveria e Kosovës tregohet e pafuqishme ndaj kërkesave për kthimin e “Trepqës”në ndërmarrje publike dhe shkarkimin e Jabllanoviqit dhe mos lejimin e përzierjes së Serbisë në punët e Kosovës, u bëjmë me dije se Parlamenti Studentor i UPZ-së do të nisë protestat gjithëpopullore demokratike për shkarkimin e kësaj qeverie të pa fuqishme”.

Gashi tha se studentët e UPZ-së të shtunën do t’i bashkëngjiten protestës në Prishtinë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji, Begaj: Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 do të zhvillohen homazhet, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Më...

Hapet oferta e ankandit solar, Kurti: Synojmë sektor energjetik të sigurt

Sot është hapur oferta e ankandit të parë solar foltovoltaik prej 100 MW. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Albin Kurti. Hapja e...

Lajmet e Fundit