8.1 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Studimi tronditës: Toka është futur në fazën e shfarosjes

Toka ka hyrë në një periudhë të re të shfarosjes. Kështu thuhet në një studim nga tre universitete amerikane. Njerëzit mund të jenë viktimat e para të kësaj periudhe.

Raporti, i përpiluar nga universitetet e Stanford, Princeton dhe Berkeley, thotë se vertebrorët po zhduken me një shpejtësi 114 herë më të lartë se normalja.

Një nga autorët e studimit tha se kjo është faza e gjashtë e madhe e shfarosjes, që ka njohur Toka.

Faza e fundit ishte këtu e 65 milionë vjet më parë, kur dinosaurët u zhduken nga Toka, me shumë gjasë kur një meteor goditi planetin tonë.

“Nëse e lejojmë të vazhdojë, jetës do i duhen miliona vite për ta marrë veten dhe vetë speciet tona do jenë të parat që do zhduken”, tha autori kryesor i studimit, Gerardo Ceballos. /Mapo/

Më Shumë

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Lajmet e Fundit