Klubi amerikan dhe lojtari sipas medieve të huaja, tashmë kanë arritur marrëveshje dhe se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla në mënyrë që të zyrtarizohet kalimi i ish-yllit të Barcelonës tek klubi amerikan.

Suarez do të ribashkohet me tre ish-lojtarët e tij tek ‘Blaugranat’, Lionel Messin, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

Suarez, i cili po shkon drejt fundit të karrierës, thuhet se do të firmos kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi për një vit tjetër, nëse gjithçka shkon si duhet në MLS./rtklive