Zëvendësministri i Financave: Nuk janë ekzekutuar ende shtesat e fëmijëve dhe pensionistëve prej 100 euro

Qeveria e Kosovës të enjten në mbrëmje ka miratuar ndarjen e gati 69 milionë eurove për zbatimin e vendimit të javës së shkuar, për t’ua ndarë nga 100 euro shtesë për fundvit fëmijëve dhe pensionistëve.

Ani pse vendimi u mor, ende nuk dihet se kur do të dalin ato mjete në llogarinë e përfituesve.

Pikërisht për këtë, Front Online ka kontaktuar zëvendësministrin e Financave, Avni Zogiani, mirëpo ai tha shkurtimisht që ende s’ka filluar ekzekutimi i tyre.

“Ende jo, buxhetin e kemi ndarë dje”, u shpreh ai shkurtimisht për Front Online.

Vendimi ishte propozuar në mbledhjen e 178-të të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Poashtu, kjo ministri para disa dite ka thënë se secila familje që është përfituese e asistencës sociale do të ketë edhe mbështetje shtesë të menjëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, përkatësisht blerjen e druve të zjarrit./Front Online/

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit