2.1 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Suhareka nuk i bindet Qeverisë Hoti, e bën pushim për 28 nëntor

Sot në orët e mbrëmjes kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes nj? shkrimi ka bërë të ditur se dita e hënë është ditë punë për të gjitha institucionet shtetërore.

Madje Hoti ka thënë se në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.

Por ndryshe nga Hoti thotë drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani.

Në një prononcim për SuharekaOnline drejtori, Remzi Basjelmani, ka bërë të ditur se ditën e hënë nuk zhvillohet proces mësimor në shkollat e Komunës së Suharekës dhe kjo në bazë të planit shkollor nga Ministria e Arsimit.

Tutje ai bënë të ditur që drejtoria që ai udhëheqë do të punojë por jo edhe shkollat.

Se e hëna duhet të jetë ditë pushimi shkruhet edhe në kalendarin e Ministrisë së Arsimit për vitin 2020/2021.

Më Shumë

Bardhekaltrit në finale

Drita është skuadra e dytë finaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë të meshkujve. Gjilanasit fituan bindshëm ndaj Boreas 116:59. Finalja Proton Cable Prizreni-Drita...

“Liria ka Emër” në Prizren për marshin e 17 shkurtit

Platforma “Liria ka Emër” ka qëndruar në Prizren në kuadër të organizimit të marshit të 17 shkurtit me ç’rast është pritur nga dega e...

Lajmet e Fundit