-1.5 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

Suharekë: Aprovohet marrëveshja për pranimin e fajësisë, dënohet me kusht i akuzuari për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të mërkurën, e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti Mursel Kolgecin, për rrezikim të trafikut publik, i cili nuk do të ekzekutohet në afatin e verifikimit prej 2 viteve.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Qemail Suka, i akuzuari po ashtu është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 100 euro, ekspertizën e komunikacionit në shumë prej 40.88 euro si dhe për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 30 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky aktgjykim është shpallur pasi ai paraprakisht me mbrojtësen e tij, avokaten Leudita Skoro, më 22 shtator të këtij viti, kishin arritur marrëveshje me Prokurorinë Themelore në Prizren për pranimin e fajësisë, të cilën marrëveshje të mërkurën e ka aprovuar gjykatësi Suka.

Të pranishëm në seancë kanë qenë i akuzuari Mursel Kolgeci, mbrojtësja e tij Leudita Skoro, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Sehad Haliti, si dhe prokuroi Musli Gashi.

Prokuroria Themelore në Prizren më 12 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Mursel Kolgecit, me arsyetimin se ai më 16 shtator 2019, rreth orës 10:20, në Suharekë, ka shkaktuar rrezikim të trafikut publik.

Sipas aktakuzës, ai duke drejtuar automjetin- kamionin e mbeturinave të tipit “Isuzu”, shkel Ligjin mbi Trafikun Rrugor dhe vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë që nga pakujdesia, gjatë lëvizjes  me kamionin e lartcekur, vë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që nga pakujdesia nuk e verën të dëmtuarën Xhylije Sylaj, e cila kishte qenë duke e pastruar rrugën dhe e godet të njëjtën me pjesën e  pasme të kamionit duke e futur nën kamion, por pa e shkelur fare me rrotë.

Sipas aktakuzës, kur vozitësi është sinjalizuar nga punëtorët se e ka futur nën rrotë të dëmtuarën, është ndalur dhe me këtë veprim i shkakton lëndime të rënda trupore, ku më pas e njëjta ndërron jetë pas tretmanit në QKUK.

Andaj, i akuzuari me këto veprime ka kryer veprën penale rrezikim i  trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të KP-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Shfaqja “Qeni i Baskërvilëve” hap programin e sivjetmë në Teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu”

Programi i shfaqjeve në Teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu” hapet këtë fundjavë me komedinë “Qeni i Baskërvilëve” të autorit Arthur Conan Doyle dhe regji...

Vidhet një zinxhir ari me vlerë 500 euro në një argjendari në Prizren

Një zinxhir ari me vlerë 500 euro është vjedhur nga një kliente në një argjendari në Prizren. Kështu ka bërë të ditur për teve1.info zëdhënësi...

Lajmet e Fundit