Suharekë: Bastiset shtëpia e Bajram Elshanit të arrestuarit në Maqedoni

Në shtëpinë e Bajram Elshanit policia konfiskoi një laptop dhe një sfungjer të vjetër, ndërsa një atë të Fadil Elshanit një shtëpizë kompjuteri.

Bastisjen e konfirmoi për KALLXO.com, bashkëshortja e Fadil Elshanit.

Ajo pranoi se ka pasur njohuri se burri i saj kishte shkuar në Maqedoni

“Unë e di që ka shku në Kumanovë para një muaji, jena mundu me ndalë, por nuk kena mujt”, tha ajo.

Gruaja e të arrestuarit pas përleshjeve në Kumanovë, mohoi se burri i saj u përfshi për para në luftimet e vikendit të kaluar në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës.

“Nuk ka shku për pare. Nashta dikush ka marrë pare në emër të tyre, po ai ka shku me luftu për shqiptarët e Maqedonisë”, tha gruaja e Fadil Elshanit.

Edhe familjarë të Bajram Elshanit nga fshati Sopi e Suharekës i kanë konfirmuar KALLXO.com-it se në shtëpinë e tyre ka ndodhur një bastisje.
Bajram Elshani figuron në listën e personave të arrestuar në Maqedoni.

Motra e tij Jetmira Elshani i ka thënë reporterit të KALLXO.com-it se policia kanë qenë në mëngjes dhe nga shtëpia e tyre kanë marrë një laptop i cili nuk është pronë e Bujarit dhe një sfungjer të vjetër.

Polica ende nuk ka dhënë detaje sesa bastisje janë kryer deri më tani në këtë operacion.

Për bastisje policore edhe në Gjakovë njofton edhe gazetari i KALLXO.com-it në këtë qytet.

Më Shumë

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit