4 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Suharekë: E dogji shtëpizën komunale se po shfrytëzohej për prostitucion dhe drogë

Shtëpiza e drunjtë, e ndërtuar nga qeverisja e mëparshme lokale për t’u shfrytëzuar nga qytetarët për rekreacion, është djegur dje nga një qytetar i Suharekës.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, P.B. ka marrë përgjegjësinë për këtë akt dhe ka njoftuar se po dorëzohet në Polici.

Ai ka shkruar se e ka djegur shtëpizën sepse ajo nuk po përdorej për çka ishte ndërtuar.

Sipas tij, ajo po shfrytëzohej për prostitucion dhe për drogë.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, Milazim Lumi, tha për KALLXO.com, se personi në fjalë është dorëzuar sot.

“Personi në fjalë i është dorëzuar sot policisë së Suharekës dhe ka pranuar fajin se ai e ka djegur shtëpinë, ndërsa me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, tha komandanti Lumi.

Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Suharekës, Rexhep Kuqi, e pranon se nuk ka pasur përkujdesje për shtëpinë e drunjtë.

“Me të dhënë të drejtën si ide ka qenë e mirë, një shtëpi montazh, prej drurit, me karrige anash, me pushu qoftë të rinjtë, qoftë të moshuarit, por për fat të keq nuk ka pasur mbikëqyrje nga Komuna”, tha Kuqi.

Ai tregoi se Komuna është interesuar që këtë shtëpi t’ia japë në shfrytëzim shoqatave të ndryshme, por nuk ka shprehur interesim askush.

“Qeverisja komunale e tanishme ka tentuat disa herë që t’ia jep në shfrytëzim shoqatave dhe atë pa qira, vetëm që ta mirëmbajnë, por nuk ka pasur interesim për një objekt të tillë”, theksoi nënkryetari. /Kallxo.com

Më Shumë

Shkrimtari i shquar Fatos Kongoli feston sot 82-vjetorin e lindjes

Sot kremton 82-vjetori i lindjes, shkrimtari Fatos Kongoli. Veprimtaria e tij letrare, veçanërisht pas viteve ’90 ka dhuruar një kontribut të vyer për letërsinë shqiptare. Fatos...

Hapen regjistrimet për turneun Alley-Oop në Prizren

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për turneun Alley-Oop 3x3, i cili do të zhvillohet më 31 janar 2025...

Lajmet e Fundit