8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Suharekë – Policia konifiskon arsenal luftarak

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin Sh. K. pas një operacioni për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Sipas njoftimit, Policia me urdhër të Gjykatës Themelore të Prizrenit kanë kryer basitsje në shtëpinë e të dyshuarit, në fshatin Budakovë të Suharekës ku janë gjetur dhe sekuestruar 3 pushkë, një pistoletë dhe rreth 50 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe janë sekuestruar: Një pushkë automatike ,, AK 47”, tre karikator të së njëjtës pushkë; Një pushkamitralez me dy karikator; Një pushkë M 48; Një pistoletë me një karikator; 27 Fishek të kalibër 7.65.mm, 22 fishek të kalibër 7.62.mm”, thuhet në Komunikatë.Tutje një njoftimin e PK-së thuhet se ata kanë hasur edhe në tytë vazhduese të pushkamitralezit si dhe paisje për pastrimin e armëve.Me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Në Retijë dhe Opterushë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në Retijë dhe Opterushë janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, ku morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe...

Lajmet e Fundit