“Zambaku i Prizrenit” organizohet pa prezencën e publikut

Në mbledhjen e mbajtur me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Emilija Redzepi rreth mënyrës së organizimit të manifestimit të 31-të të Festivalit të këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit”, për shkak të kushteve të krijuara nga situata e pandemisë COVID 19, është vendosur që sivjet festivali të organizohet gjysmë-live pa prezencën e publikut në bahçen “Kino Lumbardhi”.

“Për shkak të masave të përcaktuara për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, u vendos që ky manifestim i festivalit të mbahet më 5 shtator 2020, pa prezencën e publikut, i cili do të transmetohet në kanale televizive për të gjithë teleshikuesit”, thuhet në njoftim të Komunës.

DKRS gjithashtu ka zgjatur afatin për pranimin e këngëve konkurruese për festival, duke vendosur datën e fundit më 7 gusht 2020.

DKRS fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës dhe muzikës së lehtë, të aplikojnë në konkurrim për pjesëmarrje në këtë manifestim.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se të gjithë qytetarët mund të votojnë online./PrizrenPress.com

Më Shumë

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Lajmet e Fundit