14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Suharekë: Prokuroria tërhiqet nga aktakuza, aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarit për dëmtim të pasurisë

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të mërkurën, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarit për veprën penale “asgjësim ose dëmtim i pasurisë”, Xhevahir Salihu.

Aktgjykimi refuzues ndaj tij është shpallur, pasi që paraprakisht prokurori i rastit, Milot Krasniqi, ka hequr dorë nga aktakuza me të cilën ngarkohej i akuzuari Salihu.

“Duke u bazuar në deklaratën e të dëmtuarit Milazim Hoxhaj, i cili deklaroi se deri tek dëmtimi i pompës së derivative ka ardhur si rrjedhojë e pakujdesisë, e po ashtu edhe vet punëtori ka qenë atë ditë në ndërrim këtu i dëshmitari Shqipdon Lumi, i cili e ka përshkruar në tërësi ngjarjen, rezulton se, me veprimet e të akuzuarit Xhevahir Salihu, kemi të bëjmë me pakujdesi, e po ashtu kjo pakujdesi ekziston edhe nga vet punëtorët e pompës Ibrahimi Petrol, të cilët në rrethana normale do të duhej të ishin më të kujdesshëm për ta evituar aksidentin e tillë”, ka thënë prokurori Krasniqi.

Ai ka thënë se nga deklarimet e palëve në këtë proces gjyqësor, është vërtetuar se veprimet e të akuzuarit kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë, prandaj ka thënë se heq dorë nga ndjekja penale.

Lidhur me këtë rast, gjyqtari i çështjes Robert Tunaj, tha se meqenëse prokurori është tërhequr nga aktakuza, gjykata refuzon aktakuzën kundër të akuzuarit Xhevahir Salihu dhe për këtë rast siç tha Tunaj, do të merret aktgjykim refuzues, me të cilën do të njoftohen palët në ditët në vijim.

Të dëmtuarin Milazim Hoxha, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike e ka udhëzuar në kontest civil.

Ndryshe, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Xhevahir Salihu, akuzohej se më 10 nëntor 2017, rreth orës 06:17, në rrugën Duhël-Suharekë, saktësisht në pompën e derivateve “Ibrahimi Petrol”, ia dëmton dhe e bën të papërdorshme pasurinë e të dëmtuarit Milazim Hoxhaj.

Në aktakuzë thuhet se rasti ka ndodhur në atë mënyrë që i pandehuri me kamionin e tij të markës “Scania”, ndalon në pompën e derivateve me qëllim që të furnizohet me naftë dhe derisa ishte duke u furnizuar ende pa përfunduar procesi i furnizimit, fillon të lëvizë me kamionin e tij pa u hequr ende shpërndarësin e furnizimit me derivate nga rezervuari i automjetit, ku e rrëzon atë në tokë, me ç’ rast të dëmtuarit i shkakton dëm material.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale asgjësimi, apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 par. 1 të Kodit Penal të Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

SBAShK-u proteston të mërkurën

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do të protesojë të mërkurën. Tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10...

Ylli për finale, Peja për barazim të rezultatit – nesër zhvillohet gjysmëfinalja e katërt

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë të mërkurën mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po...

Lajmet e Fundit