12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Suharekë: Shiti veturën që i dëmtuari ia la për rregullim, dështon gjykimi ndaj të akuzuarit

Ka dështuar të mbahet seanca e së enjtes, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ndaj të akuzuarit për veprën penale “keqpërdorim i besimit”, Flamur Përteshi.

Arsye e mos mbajtjes së këtij shqyrtimi fillestar, ishte mungesa e të akuzuarit Përteshi.

Gjyqtari i çështjes, Lavdim Bajraktari, njoftoi se i akuzuari nuk është ftuar në mënyrë të rregullt nga gjykata.

Gjyqtari Bajraktari, seancën e radhës e caktoi të mbahet më 27 mars 2019, në ora 10:30, ku ndaj të akuzuarit do të dërgohet ftesë.

Ndryshe, në këtë seancë prezent ishte prokuroria e rastit, Sahide Sefa.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 25 maj 2017, ka ngritur aktakuzë ndaj tashmë të akuzuarit Falmur Përteshi, me arsyetimin se ai më 21 shtator 2019, në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës, me dashje i keqpërdorë autorizimet me qëllim që vetës apo personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme.

Në aktakuzë thuhet se rasti ka ndodhur në atë mënyrë që automjetin “Mercedes Benz 250”, pronë e të dëmtuarit Durim Rexhepi, i cili këtë automjet ia kishte lënë në posedim të pandehurit për t’ia rregulluar, i njëjti ia shet veturën personit Emin Berisha, në vlerë prej 1000 euro.

Me këto veprime, Flamur Përteshi, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i besimit”, nga neni 342 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Sot, ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e...

Dy personat e vdekur në aksident janë nga Prizreni

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture qe ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Dy personat e...

Lajmet e Fundit