Suharekë – Vëllai sulmoi fizikisht motrën e tij

Një rast tjetër i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në Suharekë, mbrëmë rreth orës 21:00.

Sipas policisë, është raportuar se i dyshuari ka sulmuar fizikisht motrën e tij, së cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjatë 24 orëshit të fundit, edhe në Prishtinë një burrë i ka rrahur dy gra.

Më Shumë

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit