Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, Qaboos bin Said Al Said sulltani që e sundoi Omanin për 50 vjet.
Janë shpallur tri ditë zie për të nderuar këtë udhëheqës, i cili e shndërroi ishullin e Gadishullit Arabik në një shtet modern, ndërsa e mbronte atë nga shumica e trazirave të rajonit, me qasjen e tij të moderuar ndaj politikës së jashtme, transmeton Telegrafi.
“Me pikëllim të madh dhe trishtim të thellë, gjykata mbretërore nderon madhështinë e sulltanit Qaboos bin Said, i cili vdiq të premten, pas sundimit për gjysmë shekulli”, thuhet në një deklaratë të gjykatës.
Vdekja e tij, si pasojë e kancerit të zorrës së trashë, vjen mes tensionit të shtuar në Lindjen e Mesme pas vdekjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, në një sulm me dron amerikan në aeroportin e Bagdadit javën e kaluar.
Atë do ta pasojë kushëriri i tij dhe ministri i kulturës së Omanit, Haitham bin Tariq i cili u betua sot si udhëheqësi i ri.
“Haitham bin Tariq u betua si sulltani i ri i vendit, pas një takimi të familjes që vendosi të emërojë atë që u zgjodh nga sulltani”, konfirmoi qeveria.
Qaboos, udhëheqësi me mbretërimin më të gjatë historinë moderne arabe, ishte i pamartuar dhe nuk kishte fëmijë, andaj nuk la trashëgimtar të vetin.
Sipas kushtetutës së Omanit, familja mbretërore ka tri ditë për të përcaktuar pasardhësin dhe nëse ata nuk arrijnë të bien dakord, personi i zgjedhur më herët nga Qaboos, do të mbetet pasardhësi. /Telegrafi/
/