12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Sulmohen fizikisht dy nxënës në Suharekë, ja çka ndodhi me katër të dyshuarit

Në rrugën “Luigj Gurakuqi” të Suharekës, dje rreth orës 11:00, dy nxënës kanë kërkuar ndihmë për trajtim mjekësor pranë spitalin e Prizrenit, për shkak se ata dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga katër persona.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se vetëm njëri prej të dyshuarve për këtë rast është arrestuar, ndërsa të tjerët gjenden në arrati.

Sinjali përmes burimeve të saja në Prokurori mëson se i dyshuari i arrestuar është intervistuar nga prokurori dhe ky i fundit ka inicuar hetime më të gjera për këtë rast, gjersa e ka liruar të dyshuarin e arrestuar.

Më Shumë

Sonte derbi në Prizren: Bashkimi synon vazhdimësinë ndaj Yllit

Sonte në Prizren zhvillohet derbi i javës së 26-të në elitën e basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret në shtëpi Golden Eagle Ylli, në një përballje...

Zymi i Hasit merr Planin e Menaxhimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Ministrja Saranda Bogujevci ka nënshkruar vendimin për miratimin e Planit të Menaxhimit për fshatin Zym të Hasit, duke shënuar një hap të rëndësishëm për...

Lajmet e Fundit