19.9 C
Prizren
E enjte, 22 Korrik, 2021

Profesori amerikan: Kurti të mos e pranojë Asociacionin me kompetenca ekzekutive

Profesori në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben Meir, thotë se Asociacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive është në dëm të Kosovës, prandaj sugjeron Kurtit që të rezistojë dhe të mos e pranojë të njëjtin. Gjithashtu, ai thotë se Serbia duhet të ndjek shembullin e Gjermanisë dhe të pranojë krimet kundër njerëzimit, pasi gjenocidi i Serbisë në Kosovës është i pamohueshëm. Në këtë linjë, Ben Meir thotë se ashtu si e vendosi, Vuçiq duhet të largojë edhe pllakatën me emrin e Ratko Mlladiqit në një rrugë në Beograd.

Profesori Ben Meir deklaroi brenda territorit të Kosovës nuk mund të ketë Asociacion të komunave me pushtet ekzekutiv pasi një gjë e tillë do t’ia lejonte Serbisë të ketë fuqi ekzekutive mbi këto komuna.

Sipas tij, kjo do të nënkuptonte dhënie e një territorit të Kosovës Serbisë. Ben Meir shton se Kurti duhet t’i rezistojë Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse i njëjti synon të fitojë fuqi ekzekutive, e ku Serbia do ta mbikëqyrte atë lloj fuqie.

“Mendoj se Kurti ka plotësisht të drejtë. Nuk mund të kemi Asociacion të komunave me pushtet ekzekutiv, sepse një gjë e tillë do t’ia lejonte Serbisë të ketë fuqi ekzekutive mbi këto komuna. Kjo do të nënkuptonte dhënie të këtij territori Serbisë. Ne nuk duam të kemi ndryshime territoriale. Prandaj, në pikëpamjen time, Kurti duhet t’i rezistojë Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse i njëjti synon të fitojë fuqi ekzekutive, ku Serbia do ta mbikëqyrte atë lloj fuqie. Që do të nënkuptonte se ata do ta kontrollonin atë territor për qëllimet e veta. Por, çdo Asociacion normal mes dy vendeve, mund të sjell normalizim të marrëdhënieve mes dy palëve, edhe pa fuqinë ekzekutive që do t’i jepej Serbisë mbi këto komuna. Kjo është e mundshme. Nuk do të thotë se duhet të jetë e tëra ose asgjë, por mund të jetë një lloj marrëdhënie e tillë, e cila do të siguronte se Serbia nuk do të ketë fuqi ekzekutive në këto komuna”, ka thënë ai.

Profesori i njohur amerikan, ka komentuar edhe paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Ai propozoi që Serbia të ndjek shembullin e Gjermanisë për krimet ndaj njerëzimit, së pari të pranojë këto krime, e pastaj t’i dënojë përgjegjësit.

“Nuk mendoj se mund të ketë marrëveshje brenda këtij viti, sepse siç e thash, janë shumë çështje komplekse. Ka një llogari historike dhe dëm psikologjik nga konflikti. Për shembull, nëse Serbia do të ishte në gjendje t’i pranonte krimet kundër njerëzimit, siç bëri Gjermania dhe ta lirojë vetën nga ajo barrë historike, ajo do të ishte shumë e rëndësishme dhe ndihmëse. Shihni Gjermaninë. Vendi pranoi krimet që bëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sot është shndërruar në liderin drejtues në BE, sepse e ka të qartë historinë. Serbia duhet të mendojë në këto terme. Fakti se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë është i pamohueshëm. Nëse ata vazhdojnë ta mohojnë siç po bëjnë, atëherë ajo histori kurrë nuk do të gjurmohet. Çdo Qeveri, qoftë ajo e Vuçiqit apo qeveria e ardhshme, duhet të pranojë këtë realitet”, deklaroi ai.

Profesori Ben Meir, ka kujtuar edhe takimet që janë mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit të kaluar, në prani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai tha se këto takime u bënë për ta glorifikuar Trumpin, e jo për të ndihmuar normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pa diskutim që Kurti ka përkrahje të madhe nga publiku dhe ai nuk është fajtor për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Kështu që çdo diskutim, çdo negociatë mes dy vendeve që ka ndodhur më parë, veçanërisht kur erdhën në Uashington me arsyetimin për normalizim të marrëdhënieve që ishte plotësisht i pakuptimtë dhe nuk kishte domethënie. Ato takime ishin vetëm për të glorifikuar Trumpin, por jo për të arritur progres mes dy vendeve. Kështu që Kurti sot është në pozitë të fortë, andaj duhet t’i demonstrojë BE-së dhe SHBA-së se Kosova ka vullnet dhe është gati, si dhe po ndërmerr hapat e nevojshëm. Kjo do të bënte presion mbi Serbinë, andaj Bashkimi Evropian do të ishte në gjendje të pranonte dhe të niste procesin e integrimit me Kosovën, pa parakushte se njohja duhet të ndodh së pari. Mendoj se duke bërë kështu, ShBA dhe BE do të ishin në gjendje ta ushtronin atë presion mbi Serbinë. Një gjë më shumë që dua të shtoj. Serbia, në parim dëshiron të anëtarësohet në BE. Presioni mbi Serbinë po vjen nga Rusia. Dhe në ditët kur kemi administratë të re këtu dhe presidenti Biden ka vullnet ta konfrontojë Rusinë, kjo duhet të çojë sinjal te Serbia se kjo nuk është si zakonisht, se ata nuk duhet ta ndjejnë presionin nga Rusia, se ShBA do të qëndrojnë pranë tyre dhe se si shtesë për këtë, BE do duhet të vazhdojë të mbajë dhe të ruajë raportet me Serbinë, por gjithmonë duke pasur parasysh qëllimin përfundimtar, që është njohje reciproke dhe çdo gjë të bëhet me parakushte”, shtoi ai.

Më 8 qershor, në ditën kur iu konfirmua dënimi me burgim të përjetshëm “Kasapit të Bosnjës”, Ratko Mlladiq, profesori amerikan, Ben Meir, pati një reagim në llogarinë e tij në Tëitter.

Ai kishte publikuar një fotografi të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili shihet duke e vendosur emrin e Mladiqit në pllakatën e një rruge. Sipas tij, Vuçiq duhet të kërkojë falje për këtë veprim të tij dhe të heq atë menjëherë.

“Unë mendoj se ky është një gjest i rëndësishëm që mund të bëjnë. Pas të gjithave, ai ka qenë në Gjykatë, është dënuar, është ridënuar nga shkalla e dytë dhe kjo është në fakt se historia është shumë e qartë ndaj atyre që ju po deklaroheni të përkushtuar. Serbia mund ta bëjë këtë gjest. Të thotë në rregull, ne mund ta zhvendosim emrin e tij nga këtu, sepse gjykata ndërkombëtare ka vendosur se ai ka kryer krime. Serbia duhet ta kuptojë dhe herë pas here e pranojnë, se shumë nga gjeneralët dhe ushtarët e tyre kanë kryer krime. Nuk mund ta mohojnë atë, nuk e mohojnë totalisht një gjë të tillë, çka ata mohojnë është gjenocidi. Andaj, ata e kanë një mundësi të pranojnë dhe të thonë se po disa ushtarë kanë kryer krime dhe ky është një nga ta dhe tani meqë Gjykata nuk e ka hedhur poshtë atë vendim, atëherë do ta largojmë emrin e tij. Ky është një lloj veprimi që mund të bëjnë dhe mendoj se ky është një rast i mirë për Serbinë që të demonstrojë se është e hapur dhe se ka vullnet për konsension dhe ky është një lloj konsensioni që nuk do t’ju kushtojë asgjë, nuk do të ketë implikime sepse po bazohen në dy vendime të gjykatave ndërkombëtare që e kanë bërë atë gjykim dhe mund të tregojnë se kanë vullnet për ta bërë këtë hap. Do t’ju rekomandoja fuqishëm që të heqin atë emër qysh nesër, nëse është e mundur”, përfundoi Meir.

Më Shumë

Zhduket një djalë në Prizren

Një baba nga Prizreni ka njoftuar policinë se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Sipas ankuesit viktima...

Vdes një person në Suharekë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Një person dyshohet të jetë vetëvrarë sot në fshatin Studençan të Suharekës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha për...

Prizren, shtetasi i Shqipërisë dënohet me 600 euro pasi e pranoi se ia dha policit kufitar 10 euro ryshfet

Shpëtim Jonuzi nga Shqipëria është dënuar me 600 euro pasi e ka pranuar fajësinë  për dhënie të 10 eurove ryshfet një polici në kufi...

Shqiptari e merr nusen me helikopter dhe 6 limuzina

Dasma, si dita më e rëndësishme e jetës për shumë njerëz, është bërë pjesë e kulturës që të jetë sa më e bujshme, luksoze...

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, u kap me armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë pasi në veturën që po hynte në pikën kufitare të Vërmicës, i është gjetur një...

Tërmet në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.0 ka goditur mbrëmë juglindjen e Shqipërisë. Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane Mesdhetare e tërmeteve, ai ka rënë rreth orës...

Arkivi i Kosovës çel në Tiranë ekspozitë për Ukshin Hotin

Ekspozita me titull “Bëje ose vdis!”, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Ukshin Hotit, e përgatitur dhe ideuar nga kryeshefi i Agjencisë Shtetërore i Arkivave...

Totaj uron Bashkësinë Islame në Prizren

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka urura Bashkësinë Islame në këtë qytet, me rastin e festës së Kurban Bajramit. “Ishte kënaqësi që me...

Kosovari në Gjermani vrau gruan nga xhelozia, pas krimit zbulohet se vëllai i saj e kishte thirrur me numër tjetër

Thirrjet në celularin e gruas vinin nga vëllai i saj, i cili kishte marrë një numër të ri. Ai thjesht donte të kontaktonte motrën...

Për 4 minuta, mbi 20 shkelje në autostradën Malishevë-Prizren

Shkeljet e trafikut po vazhdojnë të jenë në rrugët e Kosovës. Indeksonline ka siguruar pamjet në autostradën Malishevë-Prizren. Për 4 minuta, janë bërë mbi 20 shkelje. Më...

Vdekja e dy kosovarëve në Gjermani, MPJD thirrje bashkatdhetarëve të lajmërohen në konsullata

Mbi 100 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Gjermani, ndërkohë është duke vazhduar kërkimi për njerëzit e zhdukur. Në mesin e viktimave janë edhe...

Rashica u këshillua me Xhakën dhe Shaqirin para se të transferohej në Angli

Transferimi i Milot Rashicës te Norwich City në Premierligë nuk është vetëm për të ose familjen e tij, por për vendin e tij, Kosovën. “...

E teprojnë me bakllava, përfundojnë në Emergjencë

Mjekes Dafina Basholli i ra për hise që për Kurban Bajram të jetë kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ajo aty priti shumë pacientë...

BE e pafuqishme deri në verën 2022

Seremb Gjergji Bisedimet që lehtësohen nga Bashkimi Evropianë ndermjet Kosovës dhe Serbisë, në shtator do të ngecin në vend dhe BE hyne në zgjidhjen e...

Kapen qindra gram kokainë në shtëpinë e një qytetari të Prizrenit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: 113.33 gram substance...

1 milion turistë në Shqipëri, gjysma prej tyre nga Kosova

Turizmi shqipfolës duket se do të mbajë peshën kryesore edhe këtë sezon turistik, pasi vizitorët nga Kosova gjithnjë e më shumë po zgjedhin Shqipërinë...

Lajmet e Fundit