6 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Sulmohet një nxënës në Prizren, sapo e përfundoi semimaturën

Një nxënës i klasës së nëntë në Prizren, posa ka përfunduar ndejën e semimaturës, është ballafaquar me një sulm fizik ndaj tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se posa ka dalë nga restoranti ‘Kristal Palace’ ku po mbahej eventi, një nxënës i cili është i një shkolle tjetër, e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

I mituri ka marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që në prezencë të prindit të tij ka dhënë dëshminë para organeve të hetuesisë.

I dyshuari është identifikuar, por ende nuk është arrestuar nga Policia.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Më Shumë

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur...

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Lajmet e Fundit