Sulmoi klientin me bisht sopate, paraburgim për të dyshuarin nga Dragashi

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.F. nga fshati Zaplluzhë-Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.

Masa e paraburgimit do t`i llogaritet prej momentit të arrestimit datë 31.10.2018 prej orës 19:00 dhe do të zgjasë deri më datën 30.11.2018, ka njoftuar Gjykata Themelore e Prizrenit.

“Me datën 31.10.2018,rrethe orës 18:30, në fshatin Zaplluzh, KK-Prizrenit, saktësisht në lokalin e të pandehurit me iniciale A.F., tenton ta privoj nga jeta personin tjetër, këtu të dëmtuarin me iniciale M.A., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake, derisa i dëmtuari ka qenë në lokal së bashku me vëllain e tij dhe fqinjin e tij me iniciale A.T. duke pirë kafe i pandehuri i është drejtuar me fjalë “mos e bjer djalin në shkollë pa papuçe”, duke vazhduar me pas me sharje dhe në momentin kur i dëmtuari ka tentuar të dal nga lokali së bashku me vëllain e tij dhe kushëririn dhe iu janë ofruar automjetit të tyre i cila ka qenë i parkuar afër lokalit, i pandehuri i cili paraprakisht kishte hyrë në pjesën e shtëpisë ku kishte marr një sëpatë në dorë dhe kur del nga dyert e lokalit dhe e vëren të dëmtuarin duke hyrë në automjet e sulmon të njëjtin me bisht të sëpatës duke e goditur në kokë me ç’rast i dëmtuari është dërguar në Qendrën Emergjente të spitalit të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Lajmet e Fundit