21.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Superliga Europiane: Dorëzohet edhe Juventus

Juventusi tërhiqet nga projekti i Superligës. Një nga anëtarët më aktivë themelues, nën shtysën e presidentit të saj Andrea Agnelli, vendosi të dorëzohej përpara protestave në të gjithë botën e futbollit.

Klubi i Torinos sapo ka publikuar një deklaratë zyrtare për shtyp ku njoftoi vendimin.

“Juventus specifikon se është në dijeni të kërkesës dhe qëllimeve të shprehura nga disa klube për tërheqjen nga ky projekt, megjithëse procedurat e nevojshme sipas marrëveshjes midis klubeve, nuk kanë përfunduar. Në këtë kontekst, Juventus, duke mbetur i bindur për vlefshmërinë e supozimeve sportive, komerciale dhe ligjore të projektit, beson se ai aktualisht ka mundësi të kufizuara për t’u realizuar në formën në të cilën u konceptua fillimisht. Juventus mbetet i përkushtuar për të ndërtuar vlera afatgjata për klubin dhe për të gjithë lëvizjen e futbollit.

Juventusi specifikon, megjithatë, se “mbetet i përkushtuar për të ndërtuar vlera afatgjata për kompaninë dhe për tërë industrinë e sportit”. Por tërheqja përfundimtare e Zonjës së Vjetër, e cila ka parë çmimin e saj në tregun e aksioneve që nga e diela, është një goditje pothuajse fatale për Superligën, orët e së cilës duken të numëruara.

Pas largimeve të Atletico Madrid, Inter dhe Milan pak orë parë dhe tërheqjes së klubeve të Premier League të martën në mbrëmje, klubet që kanë mbetur janëë Real Madrid dhe Barcelona.

Më Shumë

Kanosi tre policë, prizrenasi gjatë aktit rrëzohet dhe bëhet për spital

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se kishte kanosur tre policisë. Sipas policisë, i dyshuari pas shqiptimit të gjobës në trafik, kanosi zyrtarët...

“Hidroregjioni Jugor” nesër nis aksion për shkyçjen e lidhjeve ilegale dhe mospagesën e faturave me asistencë të policisë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a., në bashkëpunim dhe me asistencën e Policisë së Kosovës, ka njoftuar se më 17 qershor 2025 do...

Lajmet e Fundit