Superliga në basketboll: Proton Cable Prizreni i shkon Trepçës

Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sonte me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 26-të, ku do të përballen Istogu-Peja dhe Trepça-Proton Cable Prizreni.

Istogu do të ndeshet me kampionen, Pejën. Istogasit kanë një fitore e 24 humbje, kurse verdhezinjtë janë në pozitën e dytë me 17 fitore e tetë humbje.

Dueli i fundit i kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit.

Mitrovicasit kanë siguruar vendin e parë me 23 fitore e vetëm dy humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e pestë me shtatë fitore e 18 humbje.

Superliga-Java 26 

19:00 Istogu-Peja
20:00 Trepça-Proton Cable Prizreni

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit