17.9 C
Prizren
E martë, 25 Mars, 2025

Golat e Xhakës e Shaqirit- Albin Kurti i ndan dy mendime të shpejta, godet politikanët kosovarë

Lideri i VV’së Albin Kurti ka shkruar për dy shqiptarët, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, që mbrëmë mposhtën Serbinë në Rusi, duke luajtur për Zvicrën. Duke e kujtuar këtë moment, Kurti thotë se i ka dy mendime të shpejta.
Postimi i tij i plotë:

Dy shqiptarë të talentuar, Xhaka e Shaqiri ia dhuruan sot fitoren ekipit kombëtar të Zvicrës, që fitoi 2 me 1 përballë Serbisë, në Kupën e Botës.

Dy mendime të shpejta dua t’i ndaj me juve.

I pari: Shqiptarët, si çdo popull, kanë mundësi të nxjerrin talente të nivelit botëror. Por terrenin për zhvillim deri më sot këto talente e kanë gjetur vetëm në tokë të huaj, në mërgim. Jemi ne, është Lëvizja ajo që ka detyrën të krijojë terrenin e përshtatshëm për zhvillimin e talenteve. Sa i përket sporteve, detyra jonë ka për të qenë ndërtimi i hapësirave bashkëkohore për stërvitje e lojë, masivizimi i sportit amatorial dhe specializimi serioz në sportin profesional, dhe kujdesi për talentet. E sigurisht, në aspektin politik, do të përpiqemi të punojmë për bashkimin e kampionateve me Shqipërinë, me synim përfundimtar edhe njësimin e kombëtareve. Vetëm ashtu do të mbërrijmë që t’ua mundësojmë talentëve tanë që ta përjetojnë atë sukses e atë gëzim edhe për atdheun e vet.

Së dyti: Shumë politikanë që bëjnë politikë pazaresh dhe kontrabandë me Serbinë, që kanë dëmtuar vazhdimisht Kosovën me pjesëmarrjen në negociatat pa parime, sot po ekzaltohen pse kombëtarja e Serbisë humbi lojën. Kinse patriotë? Hipokrizi.

Megjithatë, urime Xhakës e Shaqirit, për ndeshje të bukur – paraqitja e tyre na dhuron nga pak dinjitet gjithë ne, shqiptarëve.

 

Më Shumë

Dy persona në Prizren sulmojnë një tjetër, arrestohet njëri i dyshuar

Dy persona kanë sulmuar një tjetër, i cili ka pranuar edhe tretman mjekësor. Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast, njëri...

New Basket një fitore larg gjysmëfinales

Ndeshja e parë e Play Offit në Ligën e Parë është zhvilluar në mes të Istogut dhe New Basketit. Skuadra prizrenase e mposhti kundërshtarin...

Lajmet e Fundit