Suhareka që nga edicioni i ri do të garojë në Superligën e Kosovës.

Syla dëshirën e tij e ka shprehur në emisionin “Sport Elite” në RTK.

“Pasi Superligës i është shtuar edhe një derbi tjetër i qytetit, që është ai i Suharekës, mes Ballkanit dhe Suharekës, do të doja që ta mposhtja Ballkanin. Në karrierën time kundër Ballkanit kam luajtur disa herë, ku kemi barazuar, kemi humbur, ndërsa te fitorja nuk kemi arritur ende. Shpresoj që këtë ta bëj me Suharekën”, ka thënë Syla.