13.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

“Ta ha zemrën” – Momenti kur Xhaka i drejtohet në shqip Shaqirit pas golit ndaj Serbisë

Zvicra e mposhti Serbinë 3:2 në kuadër të grupeve në Kupën e Botës dhe kjo fitore doli të ishte një festë për shqiptarët anembanë botës për faktin se figurat kyçe ishin Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Ky i fundit shënoi madje edhe gol, teksa një pamje tregon momentin kur Xhaka i drejtohet atij në shqip me fjalët ‘Ta ha zemrën’.

Xherdani shënoi golin e parë dhe nisi dy golat e tjerë, Xhaka në anën tjetër bëri një ndeshje të jashtëzakonshme, ku në fund mori edhe çmimin si lojtari i ndeshjes.

Ishte minuta e 20-të e takimit e ditës së premte kur djaloshi nga Zhegra e Gjilanit bombardoi portën serbe, për të shënuar për epërsinë 1:0, dhe ky ishte momenti kur Graniti iu drejtua atij me ‘Ta ha zemrën’.

Kujtojmë se Xherdan Shaqiri në atë natë barazoi një rekord. Diçka që vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e kishin bërë më herët, duke shënuar gol në tre Botëroret e fundit.

Zvicra e Xhakës e Shaqirit tani në 1/8 e finales do të përballet me Portugalinë, për një vend në çerekfinale.

Më Shumë

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

Lajmet e Fundit