7.7 C
Prizren
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Tahiri: Serbia s’mund të organizojë zgjedhje në Kosovë

Edita TahiriZëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, u është kundërpërgjigjur paralajmërimeve të zyrtarëve të lartë të Beogradit se Serbia do të organizojë zgjedhje parlamentare edhe në territorin e Republikës së Kosovës.

Në këtë intervistë për Epokën e re, Tahiri ka thënë se marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013, e arritur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, u ka thënë fund ndërhyrjeve të shtetit serb në punët e brendshme të Kosovës. “Marrëveshja e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve definitivisht i ka dhënë fund çfarëdo ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri. Në këtë kontekst, Tahiri ka thënë se janë të përcaktuara qartë proceduarat se si qytetarët me dy shtetësi mund të votojnë jashtë vendit. “Qytetarët serbë, të cilët mund të kenë dy shtetësi, të Kosovës dhe Serbisë, sipas Konventës së Vjenës, kanë të drejtë të votojnë për zgjedhje parlamentare”, është shprehur Tahiri. Ajo ka thënë se marrëveshja e 19 prillit i ka dhënë një dimension të qartë integrimit të veriut të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka paralajmëruar se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja për krijimin e Gjykatës Themelore dhe Zyrës së Prokurorisë në veri të Kosovës. “Këta dy mekanizma juridikë do të veprojnë në kuadër të ligjeve të Kosovës dhe në kuadër të sistemit unitar të drejtësisë së shtetit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Më Shumë

Benjamin Pavard feston Krishtlindjet në Kosovë me Kleofina Pnishin

Futbollisti francez i Interit, Benjamin Pavard aktualisht ndodhet në Kosovë për festën e Krishtlindjeve. Ai përmes rrjetit social Instagram ka postuar disa fotografi ku shihet...

Bashkimi dhe Peja ndeshen sot në Prizren në përballjen e fundit të vitit

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me ndeshjet e javës së 14-të, e cila është edhe java e fundit për vitin 2024. Ndeshja...

Lajmet e Fundit