1.9 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Tashmë ti ke dalur nga jeta ime

Qazim THAÇI

Tashmë ti ka dalur nga jeta ime
Dhe tashmë ik, edhe përtej diellit, përtej qiellit
Por, dije kudo të shkosh mallkimin tim do t’a kesh
Tashmë ke ikur nga ëndrrat e mija dhe ke barrën e mallkimit

Ik, sepse ke shpirtin e ngarkuar me smirëzi
Ik ,se s’je asgjë më pak se një kundërshitur e pa ndjenjë
Tash kur më hapat nuk ti dëgjojë e as gënjeshtrat tua si përpijë
Ik, se tik- takun e orës dua ta harrojë bashkë me mizoritë tua

Tashmë ke dalur nga jeta ime dhe kurr s’do të jesh aty.
Më as në thjerëzat e syve të mi, nuk do te jetë silueta jote
Ik ,dhe kudo të shkosh do ta kesh barrën e mirësisë time
Për mashtimin e madh gjykimi të pret heret a vonë.

E shiu, e bora, e dielli, e gjelbërimi që botën që do e fërfëllijnë
Shpirtin tëndë të zi vetëm do e rëndojnë si një pleh rruge
Ti kudo të ikësh, nuk mund ti ikësh barrës së shpirtngushtësisë sate
As nuk do mund të ikësh nga mallkimi I mirësisë me verbërinë tënde

Ik,Ik, Ik,se mallkimi të ka zënë dhe dhembjen e madhe s’ta durojë
Se nuk kam aq shpirt me të pa kaq qelbësirë ik, e shko përtej dellit , përtej qiellit
Atje ku bota ka errisirë siç e ke shpirtin ti ,se vetëm errësira është shpëtimi yt
Atje do gjezdisësh si e çmendur, se bota e njeriut nuk të përçapë e pabesë .

Më Shumë

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Kandidatët e LDK-së për deputetë vizitojnë Kullën e Cikajve në Gjonaj të Hasit

Tre kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Hyrë Tejeci, Dr. Shaban Osmanaj dhe Festim Kabashi, kanë vizituar...

Lajmet e Fundit