Të djathtët gjermanë kontrabanduan armë nga Kroacia

Të akuzuarit akuzohen për shkelje të Aktit të Kontrollit të Armëve të Luftës dhe Aktit të Armëve, konfirmoi kryeprokurori i shtetit Florian Weinzierl për gazetën e Berlinit, Die Tageszeitung.

Sipas prokurorit, të tetë personat janë mbështetës të skenës ekstremiste të djathtë. Mes të akuzuarve është edhe ish-punonjësi i zyrës së përfaqësuesit bavarez të AfD-së në Bundestag, Petar Bystron.

Zyra Qendrore e Bavarisë për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit ka hetuar gjithsej 17 të dyshuar në një hetim të madh dhe kompleks. Katër hetime paraprake janë ndarë dhe kanë përfunduar gjithashtu, të tjerat janë ende në vazhdim.

Dy autorët e dyshuar kryesorë dhe i akuzuari i parë janë ende në paraburgim. Besohet se nga viti 2015 deri në vitin 2018, ata kanë sjellë armë zjarri nga Kroacia në Gjermani për t’i shitur atje.

Bëhet fjalë kryesisht për pistoleta të prodhuesve të ndryshëm, mitraloz Uzi, pushkë sulmi AK-47 dhe pushkë gjahu. Prokuroria e shtetit nuk ka dashur të zbulojë për mediat se sa armë ishin të përfshira. /Telegrafi/

Më Shumë

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

Bekim Fehmiu dje pati 90-vjetorin e lindjes, nipi i tij: Askush s’e kujtoi – i kemi zgjedhjet, duhet me vrapu për vota

Agon Fehmiu, nipi i aktorit legjendar shqiptar Bekim Fehmiu, ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e përkujtimit institucional dhe publik në 90-vjetorin e...

Lajmet e Fundit