18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Komunën e Malishevës

Të gjitha rrugët në Komunën e Malishevës janë të kalueshme dhe nuk ka probleme, përfshirë edhe rrugët në fshatrat e thella malore.

Kështu ka bërë të ditur kjo komunë përmes një komunikate për media, ndërsa ka theksuar se edhe përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës në dy ditë e fundit, rrugët janë të kalueshme.

Të gjitha rrugët në zonat malore janë inspektuar mbrëmë dhe sot nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe banorët e këtyre zonave.

Sipas nënkryetarit Berisha, “rrugët janë të kalueshme, përfshi edhe zonat e thella malore, sidomos në fshatrat që shtrihen në Malet e Berishës, ku kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, dje pasdite, mbrëmë dhe gjatë paradites së sotme, në vazhdimësi ka bërë pastrimin e rrugëve nga bora”.

Gjatë vizitës së sotme në fshatrat Berishë dhe Fshat i Ri, dy nga fshatrat më të thella, nënkryetari Berisha, është takuar edhe banorët, të cilët janë shprehur të kënaqur me mirëmbajtjen e rrugëve, pasi në asnjë rast nuk janë bllokuar nga bora, edhe pse temperaturat janë të ulëta në këto fshatra dhe reshjet e borës janë më të mëdha.

Më Shumë

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren

Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Prizren. Në raportin e policisë thuhet se shtëpia është e braktisur dhe aty qëndron një person i pastrehë. Ai...

Rreth 5.700 nxënës i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore në Prizren, Totaj viziton shkollën “Gani Saramati”

Në shkollat e Komunës së Prizrenit kanë nisur kontrollet sistematike shëndetësore për nxënësit, proces i organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë. Me këtë rast, kryetari i...

Lajmet e Fundit