Të gjithë ia kanë frikën Italisë

Alessandro Florenzi beson se të gjitha skuadrat që marrin pjesë në Euro 2016 ia kanë frikën Italisë.

Skuadra e Antonio Conte befasoi me një fitore 2-0 ndaj Belgjikës në gurpe, para se të mposhtte Spanjën në fazën e eliminimit direkt, me po atë rezultat.

Tani azurët do të përballen me Gjermaninë në cerekfinale, dhe Florenzi beson se skuadra mund të përsëris paraqitjet e mira.

“Mendoj se të gjithë i frikësohen Italisë në këtë fazë”.

“E kemi dëshmuar se jemi skuadër e fortë, që nuk heq dorë në asnjë moment. Prandaj mendoj që edhe Gjermania na e ka frikën”.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit