Të kam dashtë…

Poezi nga Primo Shllaku.

Të kam dashtë… 
Dashunia nuk ka të tashme. 
Dashunia nuk ka të ardhshme.
Ajo ka vetëm të kaluemen. 
Të kam dashtë…

Dashunia asht e lirë si dorë mbi ranë.
Dashunia asht e verbët si dorë e zhvoshkun nga lkura.
Dashunia asht e çmendun si dorë mbi mish.
Dashunia vdes kur i mbarohen fjalët.
Dashunia vdes kur i shërohen plagët.
Dashunia fillon prap prej fillimit…

Dashunia i beson të gjitha. 
Dashunia i shpreson të gjitha. 
Dashunia i “ha” të gjitha. 
Dashunia i fal të gjitha. 
Dashunia banon te duert…

Të kam dashtë…
Dashunia nuk ka të tashme. 
Dashunia nuk ka të ardhshme. 
Ajo ka vetëm të kaluemen. 
Të paskam dashtë, pra…

Më Shumë

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Lajmet e Fundit