17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Të rinjtë nga Prizreni zgjodhën që të dielën ta kalojnë në bjeshkët e Brodit

Disa të rinj nga Prizreni zgjodhën që të dielën ta kalojnë në bjeshkët e Brodit.

Ata thonë se bukuritë e këtij vendi i shtynë të vijnë këtu, pavarësisht situatës që është krijuar me pandeminë e koronavirusit.

Ata nuk ishin të vetmit, pasi që edhe një grup tjetër të rinjsh vizituan këtë fshat të Dragashit. Qeveria e Kosovës javë më parë morri vendim që të mbyllen të gjitha parqet për vizitorë, përfshirë edhe parqet nacionale, ku bën pjesë edhe Brodi, raporton KOHA.

Por, pak metra nga këto bjeshkë, zyrtarët policorë kanë shpërndarë personat e mbledhur në këtë fshat. E banorët këtu thonë se ndihen të rrezikuar shkaku i vizitorëve që po vijnë, derisa kanë shtuar se janë duke i respektuar masat e institucioneve shëndetësore.

“Aktualisht fshati ynë nuk ka të infektuar e njerëzit jetojmë në frikë dhe panik sepse po vijnë banorë nga pjesët tjera të Kosovës dhe druajmë se dikush mund ta sjellë virusin këtu. Ora policore ekziston edhe këtu dhe po respektohet. Nga ora 5 askush nuk del më jashtë”, tha Sakip Gjaefqe, banor i Brodit.

“Si e shoh unë çdo ditë, këtu ka njerëz që vijnë por s’do të duhej ta bënin këtë, sepse për momentin ne nuk kemi të infektuar e nëse vazhdojnë të vijnë, sigurt, dikush do ta sjellë virusin. Ne i respektojmë masat që janë të përcaktuara nuk kemi problem me këtë”, shtoi banori tjetër i Brodit, Mirsad Baqka.

Në anën tjetër, bizneset në Brod thonë se numri i vizitorëve megjithatë ka rënë, e shkaku i mbylljes së bizneseve pronarët janë duke u përballur me shumë humbje.

Koha ka provuar të marrë edhe përgjigje nga zyrtarë të Komunës së Dragashit, mirëpo ata nuk janë përgjigjur. Komuna e Dragashit ende nuk ka konfirmuar asnjë rast me COVID-19.

Lëvizje të pakta kishe edhe në Prevallë, e këtë e kanë konfirmuar edhe banorët e zonës që preferuan të flisnin pas kamerave.

Më Shumë

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Duelin e parë...

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Lajmet e Fundit