Vitia: Si në çdo qytet tjetër nëse edhe në Prizren del situata jashtë kontrollit do të futet në karantinë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ekipe të shumëta janë duke punuar për vendosjen e masave të reja dhe më rigoroze në ballafaqimin me pandeminë Covid-19, të cilat do të bëhen të ditura pas dy apo tre ditësh, njofton Klan Kosova.

Gjatë një konferencë për media sot ai deklaroi se këto masa janë duke u ndërmarrë për shkak të mos respektimit të mjaftueshëm nga një pjesë e qytetarëve.

“IKSHPK ka kërkuar që për shkak se një pjesë e masave të cilat kemi kërkuar nuk po mund të respektohen nga disa në pirëpikëmëri, kjo është arsyeja pse ka kërkuar të shtohen masat rigoroze dhe këto masa do të bëhen publike dhe do të bëjmë maksimumin të ruajmë shëndetin e qytetarëve dhe pa lejuar neglizhencën e kujtdo qoftë që mund të rrezikojë jetën”.

Vita po ashtu tregoi se a do të futet në karantinë edhe qyteti i Prizrenit.

“IKSHPK është duke e përcjellur gjendjen vazhdimisht në secilën Komunë dhe jep rekomandime për secilën komunë, në momentin që situata del nga kontrolli jo vetëm Prizreni por edhe qytetet tjera do të futen në karantinë”, ka thënë Vitija.

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit