6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Të shtunën dhurohet gjak në Rahovec, për nderë të heroit Elvis Pista

ElvisPista14“Elvis, gjaku yt, gjaku jonë – ata marrin jetë, ne shpëtojmë për ty”, është motoja e ditës së shtunë kur edhe do të dhurohet gjaku në parkun e qytetit nën organizimin e grupit të të rinjve dhe Iniciativës Pozitive, raporton Rahoveci24.

Iniciativa Pozitive dhe grupi i të rinjve që ka punuar me Elvis Pistën gjatë fushatës elektorale kanë vendosur që me rastin e javës së dhurimit të gjakut, të shtunën të mbahet në një moto të veçantë ky organizim.

Për nderë të heroit të rënë të qytetit, Elvis Pista, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që t”i bashkëngjiten kësaj iniciative bamirëse, ashtu siç ka qenë vet heroi Elvis Pista.

Organizimi mbahet nga ora 11:00 deri në ora 16:00 të ditës së shtunë dhe atë e përkrah edhe Kuvendi Komunal, Qendra për Transfuzionin e Gjakut dhe lokali Movenpick, me në krye Mentor Veliun.

Kjo është më e pakta që mund të bëhet për heroin e rënë, Elvis Pista, i cili u vra në një akt qyqar prapa shpine në prani të bashkëshortes, teksa po festonte ditëlindjen e saj.

Elvis Pista fitoi votat e mjaftueshme për të përfaqësuar Rahovecin në Kuvendin e Kosovës si deputet, dhe priste vetëm certifikimin e rezultateve nga KQZ.

Më Shumë

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka dhënë Kuvendit të Kosovës një afat shtesë prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të...

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Lajmet e Fundit