6.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

A do të vijë edhe Xhaka, Shaqiri, Behrami e Januzaj në Kosovë?

Fadil Vokrri ka mirëpritur ardhjen e Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës tek Kosova.

Ai ka lavdëruar Rashicën. “Ai ka qenë dhe është në projektin tonë. Është lojtar me të ardhme të ndritur, i cili do të qoj përpara projektet tona”, tha Vokrri për Gazeta Olle.

I pyetur për yjet e Zvicrës dhe konkretisht Adnan Januzajn, numri një i futbollit tonë nuk dëshiron të përmendë emra.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme me të gjithë dhe brenda dy ditësh do të dihet gjithçka”, shtoi ai.

Vokrri sot qëndroi në Tiranë, ku ishte ftuar nga kandidati për president të UEFA-s, Michael Van Praag. I pyetur nëse ka biseduar me Armand Dukën për Rashicën dhe të tjetër, ai mohoi një gjë të tillë.

Më Shumë

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në...

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në "Shatërvan" do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit