16.2 C
Prizren
E martë, 9 Shtator, 2025

Telashe me infrastrukturë në “Ralin” të Prizrenit, komuna thotë se kanë nisur procedurat për rregullim

Rrjedhja e ujërave të zeza, gropat e rrugët e dëmtuara, si dhe anësoret e parregulluara të urës janë shqetësimet e banorëve të lagjes “Ralin” në Prizren.

Banori i kësaj lagjeje, njëherësh anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Ilir Gashi, ka shprehur pakënaqësinë e banorëve për moskujdesin nga organet lokale dhe atyre rajonale për rregullimin e këtyre problemeve.

Gashi thekson se ka një vit që banorët kanë problem me urën e Marashit, pasi që anësoret e saj janë dëmtuar një vit më parë dhe si të tilla paraqesin rrezik për kalimtarët.

“Po ashtu qe gati dy muaj kemi problem me rrjedhën e ujërave për vaditje, që rrjedhin në rrugët e kësaj lagjeje dhe që për fat të keq disa banorë të papërgjegjshëm kanë kyçur edhe kanalizimet e tyre në ujërat e vaditjes dhe tani nga kutërbimi nuk mund të rrihet në këtë pjesë të qytetit”, ka deklaruar ai, raporton KOHA.

Sipas Gashit, në rrugët e lagjes ka edhe rënie të nivelit të asfaltit dhe gropave që paraqesin rrezik për automjetet dhe kalimtarët.

“Si banorë të kësaj lagjeje ne presim një azhurnitet dhe veprime urgjente nga organet kompetente lokale dhe ato rajonale”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Levent Kasëmi, përmes telefonit ka deklaruar se për ujërat që rrjedhin nga sistemi për ujitje i Radoniqit, ku sipas tij janë lidhur ilegalisht kanalizimet e rreth 30 shtëpive, në zhvillim e sipër janë procedurat e prokurimit për intervenim, që pritet të kryhen brenda 10 ditësh.

Sipas Kasëmit, në urën e Marashit është bërë një intervenim urgjent, derisa për realizimin e plotë të projektit janë në pritje të pëlqimeve nga QRTK-ja e Urbanizimi.

Sa i përket sanimit të gropave në rrugët e lagjes “Ralin”, drejtori i kësaj drejtorie bëri të ditur se kompania e kontraktuar ka marrë urdhëresën dhe se pritet që ata shpejt të dalin në terren për intervenim.

Më Shumë

Uji është i pijshëm në Prizren

Pas turbullirave të shkaktuara nga reshjet e shiut në burimet ujore, furnizimi me ujë të pijshëm në Prizren është rikthyer në normalitet. Kompania Rajonale e...

Ndryshon orari i reduktimeve të ujit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në Prizren ka njoftuar se, për shkak të rënies së nivelit të burimeve ujore dhe punimeve që...

Lajmet e Fundit