Komuna dhe asamblisti i LVV-se thonë se këto janë bërë në përputhje me ligjin.
Është shtruar me kubëza në vitin 2019.
E tenderin për këtë rrugë në fshatin Serbicë e Eperme e pati fituar kompania “NNT SHABANAJ”.
Por kjo është vetëm 1 nga 6 tenderët që i fitoi kjo kompani, pronar i së cilës është babai i Adem Shabanajt, asamblistit të LVV-së në Prizren.
Ndonëse po akuzohen për konflikt interesi pasi që LVV udhëheq këtë komunë, Shabanaj thotë se kompania në fjalë ka përfituar tenderë edhe nga pushtetet e mëparshme.
Sipas tij, “NNT Shabanaj” ka aplikuar për 40 projekte, porse ne bazë te kritereve ka përfituar 6 nga to.
Asamblisti i LVV-se ne Prizren thotë se Prokuroria nuk ka gjetur ndonjë shkelje ne 4 nga 6 tenderët qe u hetuan.
Për këtë çështje, T7 ka kontaktuar Prokurorinë Themelore të Prizrenit, por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërkohë edhe nga Komuna e Prizrenit kanë thane se kjo është bërë në përputhje me ligjin.
Madje nënkryetari i Prizrenit, Visar Shehu, thotë se asamblistët e partive opozitare, qe kanë kompani te tilla kanë përfituara tenderë me shifra edhe më të mëdha.
Megjithatë opozita në këtë qytet ka kritika për mënyrën e qeverisjes së kryetarit Mytaher Haskuka.
Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj vlerëson se edhe nëse është në rregull me ligjin, një gjë e tillë është dashur te evitohet.
Ndërsa nga shoqëria civile në Prizren kanë vërejtje për mungesë të transparencës nga pushteti lokal.
Ndryshe gjatë qeverisjes 3 vjeçare të Mytaher Haskukes në Prizren, janë ngritur aktakuza ndaj disa drejtorëve të administratës lokale në këtë qytet.