7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Tërhiqet Rama: Bashkimi i shqiptarëve vetëm në BE, s’ka skenar tjetër

Kryeministri Edi Rama ka bërë një kthesë 180 gradë në qendrimin e tij për bashkimin e shqiptarëve.

Ai ka deklaruar sot në Prishtinë se bashkimi i shqiptarëve do bëhet vetëm në BE. Rama tha se nuk ka asnjë skenar tjetër bashkimi.

Vetëm pak javë më parë Rama kishte deklaruar se bashkimi i shqiptarëve ishte i pashmangshëm.

Në fjalën e tij në ceremoninë e ngritjes së shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë kryeministri Rama u shpreh i nderuar dhe nënvizoi se misioni i Plakut të Madh nuk do të ishte i plotë pa një ndalesë, edhe pse simbolike, në Prishtinë.

“Nuk ka gjest më të lartë për një kryeministër, sesa përurimi i shtatores së njeriut të historisë në mejdanët e kryeqyteteve. Sa herë që një shtatore e Plakut të Madh lartësohet para nesh, është pavarësia dhe sovraniteti i shqiptarëve që rishpallet. Rikthimi i shëmbëlltyrës së bronxtë të kësaj figure të madhe të kombit tonë, nuk do të ishte i përmbushur nëse nuk do të ishte ndalur edhe në Prishtinë, në këtë vend të themelit të qytetërimit shqiptar në këto troje”, deklaroi Rama.

Përsa i përket bashkimit të shqiptarëve Rama tha se do të bëhet vetëm në BE.

“Nuk kemi ndërmend të shkelim fjalën që u kemi dhënë SHBA dhe BE për bashkim, përveçse në BE. Edhe me fqinjët e tjerë duam të bashkohemi nën çatinë e përbashkët të Europës. Amaneti i Ismail Qemalit ishte: shqiptarët të bashkuar në Europën e bashkuar. Dhe askush nuk mund t’i përpijë shqiptarët”, tha Rama.

Më Shumë

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pasi nuk mundi të hyjë në qeverinë “Kurti 3”. Balje, përmes një postimi në facebook ka...

Shën Valentini në burg (tregim)

Konstandin Dhamo Ajo po qëndronte në këmbë përpara shkallëve të Televizionit dhe shkruante me ngut në një bllok të prishur. -?Mirëmëngjesi ! -?O, ç’kemi … -?Ç’po zhgrap ashtu...

Lajmet e Fundit