Tërmet në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, në zonën e Bulqizës, Shqipëri, janë regjistruar gjashtë lëkundje sizmike.

Më e forta u shënua mëngjesin e sotëm në orën 08:10 minuta me epiqendër në Shupenzë, Bulqizë me magnitudë 4.5 Rihter.

Zona e Bulqizës njihet nga sizmologët për aktivitetin e lartë sizmik, pasi edhe pak javë më parë u regjistrua një goditje e fortë, e shoqëruar nga disa më të vogla.

Siç raportohet nga mediat atje, banorët kanë dalë për disa minuta jashtë nga banesat e tyre nga frika dhe paniku i shkaktuar nga tërmeti.

Më Shumë

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit