Tetë muaj burgim personit që rrahu nënën e tij në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të enjten me tetë muaj burgim të akuzuarin GJ.B., për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i dënuari ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij në maj të vitit 2018.

“Në maj të vitit 2018, në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, i akuzuari Gj.B., i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës – nënës së tij (viktimë e ndjeshme), në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake, pasi që i pandehuri fjaloset me motrat e tij, e dëmtuara – nëna e të pandehurit ndërhyn me qëllim të qetësimit të situatës, atëherë e dëmtuara sulmohet fizikisht nga i akuzuari GJ.B., me të cilat veprime të dëmtuarës i shkaktohen lëndime trupore të konstatuara me ekspertizë mjeko ligjore”, thuhet në njoftim.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet U.D. dhe personit juridik “M.L.L.C.”, nën...

Osmani nga Prizreni: Shqiptarët fitojnë kur bashkohen dhe humbin kur përçahen

Në një tubim të madh me qytetarë në Prizren, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për mandat të dytë, Vjosa Osmani,...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit