Totaj priti ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik, në kulturë e sport si dhe, me theks të veçantë, në zhvillimin e turizmit.

Postimi i Totajt

Sot, pata kënaqësinë t’i takojë, Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Shkëlqësinë e Saj, Tamar Ziv.

Me këtë rast diskutuam për një sërë projektesh, ndër to: binjakëzimin e Prizrenit me një qytet izraelit si dhe zhvillimin e një vizite zyrtare të ekipit tonë në Izrael, por, edhe për hapjen e një Qendre Kulturore të Hebrenjëve në Prizren.

Gjithashtu, në këtë takim, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik, në kulturë e sport si dhe, me theks të veçantë, në zhvillimin e turizmit.

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit